Gjatë spektaklit Prime të sontëm të Big Brother VIP Kosova, është hapur një televotim që pritet të sjellë ndryshime në rrugëtimin e banorëve brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Përmes këtij televotimi, publiku do të ketë mundësinë të vendosë se cilin nga banorët e preferon më së shumti, ndërsa gara për të vazhduar qëndrimin në shtëpi bëhet edhe më e fortë.


Sipas rregullave të bëra të ditura gjatë Prime-it, banori që rezulton më pak i preferuari nga publiku do të largohet nga shtëpia gjatë mbrëmjes së sotme.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me banorin që renditet i dyti si më pak i votuar në këtë televotim, i cili do të shkojë automatikisht në nominim direkt.

Ky vendim pritet të ndikojë në dinamikën e lojës, duke shtuar tensionin dhe pasigurinë mes banorëve, të cilët tashmë përballen me një tjetër moment vendimtar të këtij edicioni.

Mbetet të shihet se si do të votojë publiku dhe kush do të jetë banori që do t'i japë fund rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova sonte.