OSBE kërkon përparim në reformën zgjedhore përpara përfundimit të mandatit të komisionit të Posaçëm Parlamentar më 30 nëntor. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Përmes një postimi në adresën zytare të OSBE në Shqipëri, njoftohet se gjatë takimi u diskutua për hapat e nevojshëm përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.