Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se, pavarësisht perceptimit për ekzistencën e klaneve të ndryshme, vendimmarrja brenda saj kontrollohet nga një njeri i vetëm, Edi Rama.
Duke bërë dallimin mes një organizate politike dhe asaj që ai e cilësoi si organizatë kriminale, gazetari tha se në të parën debati dhe mendimi ndryshe zhvillojnë individët dhe vetë organizatën, ndërsa në të dytën kundërshtimi i padrinos eliminohet.
Shkullaku e krahasoi mënyrën e funksionimit të Partisë Socialiste me atë të organizatave mafioze, duke paralajmëruar se ata që sot duartrokasin Ramën, nesër mund të kthehen kundër tij.
‘Jo, kjo është gjë tjetër. Se kësaj ia ka prerë Erioni. Pra, duhet të them që ajo që funksionon brenda. Se po t’i dëgjosh këta, thonë që ka klane: klani i Ballukut, klani i Erion Veliajt, ky s’ka klan fare, i Taulant Ballës.
Këta të tjerët, po t’i shikosh, ti mendon që këtu diçka po lëviz. Në fakt, nuk lëviz asnjë gjë. Këtu është një regji, një njeri, që është padrino, dhe kush del nga organizata, nuk është si në një organizatë politike që, edhe në qoftë se del, ka fraksione, ka debat, ka mendime ndryshe, formohen personalitete.
Aty të gjithë ata nuk kanë mundësi as të zhvillojnë personalitetin e tyre, po as nuk kanë ndonjë interes ta zhvillojnë, sepse në fund prapë Edi Rama i vë. I përjashton, i pranon, i vë, i jep pushtet, s’u jep pushtet. Pra...
Po, pra. Po kur je brenda një organizate, prandaj them, në një organizatë politike, debati dhe personaliteti të zhvillojnë dhe të rritin ty dhe vetë organizatën. Në një organizatë kriminale, mendimi ndryshe nga padrino, apo tentativa për të bërë ndonjë veprim ndryshe, ekzekutohet! Pra, eliminohet.
Dhe, OK, a është Elisa dhe Plarenti... Ato unë i shoh më tepër si kurban, se Rama mbase mos i përjashton. Të mos merrem fare me atë. I shikoj si sinjal që u jep të tjerëve në momentin më të vështirë që është ai politikisht. Pra, qytetarët i ka kundër, opozita ndihet më e fortë kohët e fundit... Ndërkombëtarët kanë një ndryshim 180 gradë të imazhit të tij. Në qoftë se i fillon edhe një lëvizje sado minore brenda Partisë Socialiste, është arma më e fortë që ai ka sot për sot, pra nënshtrimi që i ka bërë Partisë Socialiste. Mund t’i krijohen të çara dhe, për këtë arsye, ka vendosur t’u këpusë kokat.
Merrni, shikoni pamjet, nuk e di kush i kishte nxjerrë në internet, i pashë, të hyrjes së Enver Hoxhës në një plenum, ku... Këto do të fillonin me atë fjalimin e famshëm: ‘Donin të eliminonin shokët drejtues të partisë dhe mua personalisht’, e thotë, ‘merrni atë, t’ju marrë të keqen’. Turma duartroket.
Kur hyn Rama pas letrës së Veliajt, salla çohet dhe duartroket pafund për të treguar që ‘ne, udhëheqës, jemi me ty’.
Megjithatë, thashë, është një organizatë që vepron në bazë të ligjeve që bëjnë organizatat mafioze, por në organizatat mafioze dihet gjithmonë fundi, dhe ne këtu do të jemi. Ata që sot i duartrokasin, nesër do të marrin nga një lopatë për t’i hapur varrin politik.’, u shpreh gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.
© SYRI.net