Analisti Andi Bushati ngre dyshime mbi frikën e Edi Ramës nga Erion Veliaj, mbi kërkesën e këtij të fundit për mocion ndaj kryetarit të PS.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Bushati tha se nëse Rama do të toleronte Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn, dy zëra kundër tij, do të rrezikonte një efekt domino edhe tek të tjerët.
Sipas Bushatit, Rama po ndjek në PS të njëjtën metodë si kryeministër në Shqipëri, nga njëra anë duke dhunuar rininë dhe nga ana tjetër duke përjashtuar të vetët nga partia.
“Ramës s’i dëgjohen më fjalimet, por aktet politike. Shkakrkon Veliaj, Ndrecën e Spiropalin. Si një lider partie e kryeministër nën këtë trysni, protestues që janë kundër teje…pse do të rihapë edhe probleme brenda partisë. Do i ulë nivelin e furçeve Spiropalit, Veliajt.
Mos vallë Rama ndihet i rrezikuar për mocionin e Veliajt? Rama po ndjek në PS të njëjtën metodë si kryeministër në Shqipëri. Kur ke frikë se s’je më shumicë në një vend apo organiztarë, lë mënjanë mjetet demokratike e merr në dorë armët e dhunës.
Të njëjtën dramë po trasferon edhe në parti. Nëse toleron Spiropalin e Veliajn, efekti domino do jetë i madh. Ai thotë se mund të më ikë nga dora Shqipëria më ik edhe partia. Ndaj te të dyja i mban me dhunë. Të rinia me shkop, tjetrën me përjashtime”,- tha Bushati.











