Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka zhvilluar një kontroll të jashtëzakonshëm në qumështoren e Tetovës, pasi autoritetet e Kosovës zbuluan bakterin “Escherichia coli” në produktet e saj dhe refuzuan hedhjen e tyre në treg.
Inspektorët morën mostra të produkteve të qumështit, si edhe tamponë nga pajisjet, sipërfaqet e ambienteve të punës dhe punonjësit e qumështores.
Të lidhura
None found
Mostrat janë dërguar për analizë në dy laboratorë të pavarur, por rezultatet nuk kanë mbërritur ende.
Gjatë këtij viti, nga dërgesat e kthyera prej Kosovës janë asgjësuar gjithsej 2.240 kilogramë produkte ushqimore.








