Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Gruda

Brajan Gruda e ka pritur gjatë Gjermaninë. Dhe menjëherë ka dëshmuar se është plotësisht i denjë për njërën prej përfaqësueseve më të mëdha të futbollit në botë.

22-vjeçari shqiptar të hënën shkëlqeu në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës, në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve. Sulmuesi i krahut, që po paraqitet në të djathtë, asistoi në dy gola dhe realizoi një tjetër. Pati paraqitje impresive dhe u përqafua gjatë nga selektori gjerman, Jurgen Klopp, kur la fushën në minutën e 82-të.

Gruda shënoi në debutim për Gjermaninë, tri ditë më parë ndaj Serbisë. Dhe të hënën mbrëma dëshmoi se mund të jetë prej yjeve të mëdha të Gjermanisë.

Gjermania e ka shkatërruar Holandën në ndeshjen në stadiumin e stërmbushur në Berlin. 
Derry Scherhant e shënoi golin e parë në minutën e 41-të.

Për 2:0 realizoi Florian Wirtz në minutën e 60-të. Gruda asistoi për Nico Schlotterbeck që shënoi për 3:0 në minutën e 65-të. Asistim edhe më të bukur bëri në minutën e 71-të, kur Wirtz shënoi për 4:0. Dhe shqiptari realizoi për 5:0 në minutën e 77-të.

Edhe Kloppi lavdëron Grudën pas shkëlqimit ndaj Serbisë në Beograd Futboll Kloppi lavdëron Grudën pas shkëlqimit ndaj Serbisë në Beograd

Tri ditë më parë Holanda fitoi 7:0 ndaj Greqisë. Por ndaj gjermanëve ishte pa gjasa. Gjermania e Kloppit nisi ngadalë në Ligën e Kombeve, por përfundoi furishëm. 

Kalon në çerekfinale si e para e Grupit A2. Holanda po ashtu avancon në çerekfinale nga vendi i dytë. 
Greqia mbetet jashtë çerekfinales, ndonëse pati kampanjë të suksesshme dhe mblodhi 11 pikë, sa edhe Gjermania e Holanda. Vendosi bilanci në ndeshjet e ndërsjella në mes të këtyre tri përfaqësueseve. 

Të hënën mbrëma, Greqia fitoi 1:0 ndaj Serbisë.


Gruda shënon gol, Gjermani – Holandë, 5:0

Pas dy asistime, Brajan Gruda realizoi edhe gol të hënën mbrëma kundër Holandës.
Gruda golin për 5:0 e shënoi në minutën e 77-të.

Ai u largua në minutën e 82-të mes duartrokitjeve të shikuesve të pranishëm në stadiumin e Berlinit.

 

VIDEO
 


 



Gruda me dy asistime për Gjermaninë

 

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda ka asistuar për golin e tretët dhe të katërtin të Gjermanisë ndaj Holandës.

Gruda fillimisht asistoi për golin e shënuar në minutën e 65-të nga Nico Schlotterbeck dhe në minutën e 71-të për Florian Wirtzin. 

Gjermania po fiton 4:0 ndaj Holandës.
 


 


 



Tjetër supergol në Berlin

Edhe Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0 Futboll Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0

Gjermania e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Holandës.

Supergol për gjermanët shënoi Florian Wirtz. 

Ai u lirua nga një mbrojtës holandez, ndërsa me goditje të saktë në minutën e 60-të shënoi gol për 2:0.



Gjermania në epërsi pas pjesës së parë

Gjermania e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Holandës.

Golin e vetëm në pjesën e parë për Gjermaninë e shënoi Derry Scherhant.

Ai realizoi supergol për epërsinë e gjermanëve në minutën e 41-të.

Ndeshja Gjermani – Holandë po luhet në Berlin dhe i takon Grupit A2.

Ndërkohë pjesa e parë e ndeshjes tjetër të grupit ndërmjet Greqisë dhe Serbisë është mbyllur baras, 0:0.


Gjermania kalon në epërsi me supergolin e Scherhantit

Derry Scherhant ka shënuar supegol për epërsinë e Gjermanisë kundër Holandës.

Scherhant realizoi golin për 1:0 në minutën e 41-të.

Ndeshja Gjermani – Holandë po luhet në Berlin dhe i takon Grupit A2.
 

GOLI


Gruda sërish titullar te Gjermania

Futbollisti i talentuar shqiptar, Brajan Gruda, do të paraqitet nga minuta e parë për Gjermaninë në ndeshjen kundër Holandës.

Ndeshja Gjermani – Holandë luhet sonte nga ora 20:45 në Berlin dhe i takon Grupit A2 të Ligës së Kombeve.

Edhe Gruda shënon në Beograd, Gjermania fiton ndaj Serbisë Futboll Gruda shënon në Beograd, Gjermania fiton ndaj Serbisë

Gruda shënoi një gol në fitoren 3:1 të Gjermanisë ndaj Serbisë në ndeshjen e kaluar në Beograd.

Holanda është në vendin e parë me 11 pikë. Greqia e Gjermania kanë nga tetë pikë, kurse Serbia është e fundit pa pikë.