Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar interpretimin e melodisë së një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel. Ai e bëri këtë në fillim të një debati në „Forumin e Zgjerimit“, duke thënë se kjo çështje nuk mund të mbetet pa u përmendur.
“Nuk mund të heshtet ajo që ndodhi mbrëmë me muzikën e interpretuar në një mbrëmje në prag të këtij forumi. Nuk e di a ishte e qëllimshme apo injorancë, por ishte një këngë nacionaliste këtu, në mbrëmjen e këtij eventi. Për ta shtuar ironinë, u bë nën logon ‘Meloditë e Unitetit’”, tha Edi Rama.
“Asnjëherë nuk mund të lëmë anash diçka që na kthen nga e kaluara. E kam thënë për vite se sa e rëndësishme është Serbia për rajonin tonë, sa e rëndësishme është ta mbajmë Serbinë në anën tonë. Por dua të sigurohem që ajo që them të mos shkojë kundër kësaj bindjeje. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të tolerojmë hapësirë që betejat e mesjetës të bëhen motivim për ndasitë e sotme”, ka thënë Rama.
“Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.
Melodi e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në koncertin e organizuar nga KE-ja në Bruksel
Një koncert në Bruksel, i cili ishte menduar të relaksonte atmosferën në prag të “Forumit të...-
Skandali me melodinë nacionaliste serbe pothuajse temë kryesore në Forumin për Zgjerim të BE-së
-
Për këngën nacionaliste serbe, kërkohet përgjegjësi nga Brukseli e kritikohet edhe Qeveria
-
Interpretimi i melodisë së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel, Kandiq: E turpshme
-
Emini: Këngën nacionaliste serbe do ta prisja në mitingun e Millosheviqit, jo në Bruksel
-
Eurodeputeti: Meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal