Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 17 nëntor 2026

07:10 - 17.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shpërbërje. Reshjet e shiu me intensitet të ulët priten të jenë prezente deri në orët e mëngjesit, të cilat pas orëve të mëngjesit gradualisht do të lokalizohen në veri të vendit deri në orët e mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.

Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.