Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, duke bërë të ditur se punimet në këtë segment janë drejt përfundimit.
Në postimin e tij të mëngjesit, Rama ka ndarë pamje nga infrastruktura e re rrugore, e cila synon të krijojë një lidhje më të shpejtë mes Beratit dhe jugut të vendit.
Sipas kryeministrit, ky aks pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të ndikojë në zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës.
“Mirëmëngjes! Me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Projekti synon të përmirësojë lidhjen mes disa zonave të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të komuniteteve përgjatë këtij aksi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



