Interpretimi i këngës serbe për Kosovën në Bruksel shkakton reagime, Ramabaja dhe Dashevci kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja

Interpretimi i melodisë së këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka shkaktuar reagime të forta. Teksti i këngës përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës, duke nxitur kritika për përzgjedhjen e programit muzikor dhe për mungesën e ndjeshmërisë ndaj historisë dhe simbolikës politike që lidhet me të.

Komisionerja evropiane Marta Kos ka shprehur keqardhje për rastin, ndërsa Komisioni Evropian ka deklaruar se kënga ishte zgjedhur nga vetë muzikantët dhe nuk kishte marrë miratimin e institucionit. Megjithatë, ky sqarim nuk i ka mbyllur diskutimet për përgjegjësinë organizative dhe mbikëqyrjen e aktivitetit.

Të lidhura

None found

Politikanë, analistë dhe ekspertë nga Kosova e kanë cilësuar të papranueshme që një këngë me përmbajtje nacionaliste dhe pretendime territoriale të interpretohet në një aktivitet që synon të promovojë vlerat evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë.

Eksperti i sigurisë Arben Dashevci ka deklaruar për “Bota sot” se kjo ngjarje dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe mënyrën se si ai trajton çështjet që lidhen me Kosovën dhe Serbinë.

Sipas Dashevcit, interpretimi i këngës nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së përbën një skandal me karakter politik dhe të sigurisë. Ai ka theksuar se kënga lidhet me një narrativë historike e politike që përdoret për të justifikuar politikat gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës.

Image

Eksperti i sigurisë ka vlerësuar se mesazhi i përcjellë nga një interpretim i tillë, pikërisht në zemër të Brukselit, është shqetësues, pasi u jep hapësirë pretendimeve territoriale serbe në një aktivitet evropian. Dashevci ka kërkuar që BE-ja të distancohet publikisht dhe të sqarojë se kush e miratoi përfshirjen e këngës në repertor.

Edhe analisti politik Sadri Ramabaja ka reaguar për “Bota sot”, duke nënvizuar se kënga “Oj Kosovo, Kosovo”, e interpretuar në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, nuk mund të trajtohet si një pjesë e zakonshme folklorike.

Ramabaja ka kujtuar se bëhet fjalë për një këngë të vitit 1989, e krijuar në periudhën e rritjes së nacionalizmit serb dhe e lidhur me mitologjizimin politik të Kosovës. Sipas tij, teksti i saj përmban pretendime të drejtpërdrejta territoriale ndaj Kosovës.

Ai e ka cilësuar paradoksale që në një koncert me moton “Meloditë e unitetit”, i cili synon të promovojë unitetin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e integrimit, të përzgjidhet një simbol muzikor që bart një narrativë në kundërshtim me fqinjësinë e mirë dhe respektimin e sovranitetit shtetëror.

Analisti ka theksuar se kënga nuk është një interpretim neutral i trashëgimisë muzikore serbe. Sipas tij, ajo duhet parë në kontekstin historik të krijimit, kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po e përshkallëzonte nacionalizmin shtetëror dhe po përgatitej të shfuqizonte autonominë e Kosovës.

Ramabaja ka vënë në dyshim edhe pretendimin se përgjegjësia për përzgjedhjen i takon vetëm muzikantëve. Ai ka argumentuar se aktivitetet zyrtare të Komisionit Evropian kalojnë përmes procedurave organizative, protokollare dhe të komunikimit, ndaj një repertor i tillë nuk mund të konsiderohet plotësisht jashtë përgjegjësisë institucionale.

Sipas tij, delegimi i një pjese të punës te një kontraktor i jashtëm nuk e eliminon përgjegjësinë administrative për organizimin, programin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit. Ai ka kujtuar se vetë dokumentet e institucioneve evropiane parashikojnë përcaktimin e përgjegjësive dhe monitorimin e zbatimit të aktiviteteve.

Image

“Muzikantët e kanë zgjedhur këngën”, sipas Ramabajës, nuk përbën përgjigje të mjaftueshme për të shpjeguar se si ajo u përfshi në programin zyrtar të aktivitetit.

Analisti ka kërkuar që Komisioni Evropian të bëjë publike programin e plotë muzikor, emrat e personave përgjegjës për përzgjedhjen, kriteret e ndjekura, komunikimin mes organizatorëve dhe interpretuesve, si dhe procedurën e miratimit përfundimtar.

Ramabaja ka sqaruar se deri tani nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë se përzgjedhja e këngës ishte rezultat i një vendimi të qëllimshëm politik. Megjithatë, sipas tij, çështja nuk mund të mbyllet me një shpjegim administrativ pa u bërë transparente mënyra se si u mor vendimi.

Ai ka shtuar se, nëse bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm, transparenca duhet të mundësojë identifikimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësive. Nëse rezulton se kënga është zgjedhur me vetëdije për shkak të ngarkesës së saj politike, atëherë rasti merr një dimension tjetër dhe kërkon përgjigje më serioze politike. Në të dyja situatat, përgjegjësia nuk mund t’u atribuohet automatikisht vetëm interpretuesve.

Ramabaja ka theksuar gjithashtu se BE-ja duhet të tregojë kujdes të veçantë ndaj kontekstit historik të Kosovës. Ai ka thënë se procesi i zgjerimit mbështetet në kritere politike, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, fqinjësinë e mirë dhe pajtimin rajonal.

Sipas tij, pajtimi nuk mund të ndërtohet duke relativizuar përvojat e viktimave apo duke e trajtuar nacionalizmin territorial si pjesë normale të shkëmbimit kulturor.

Ramabaja ka sqaruar se Kosova nuk kërkon përjashtimin e muzikës serbe nga skenat evropiane dhe se trashëgimia kulturore e të gjitha komuniteteve duhet të ketë hapësirë në Evropë. Megjithatë, ai ka bërë dallimin mes promovimit të kulturës dhe normalizimit të simboleve që përcjellin pretendime politike ndaj territorit të një shteti tjetër.

Ai ka theksuar se ky dallim duhet të jetë veçanërisht i qartë në një aktivitet të Komisionit Evropian, institucion që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për procesin e zgjerimit.

Analisti ka vënë në dukje edhe një rrethanë tjetër që, sipas tij, e bën incidentin më të ndjeshëm: Kosova nuk ishte e ftuar në këtë edicion të Forumit të Zgjerimit, ndërsa në koncertin hapës u interpretua një këngë me pretendime territoriale ndaj saj.

Ramabaja ka theksuar se kjo situatë nuk dëshmon domosdoshmërisht ekzistencën e një strategjie të qëllimshme për përjashtimin e Kosovës, por krijon një kontrast politik që Brukseli duhet ta trajtojë me seriozitet.


Shtuar më 17.11.2026 08:17

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet