“Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve”, Macron mesazh në 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës për president

17 Nëntor 2026 | 08:22

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës së tij të parë për kreun e shtetit me një mesazh në platformën X, ku ka pranuar se gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe gabime, por ka theksuar se ka bërë gjithmonë më të mirën për vendin. Mesazhi i tij vjen gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të dytë presidencial.

Macron shprehu mirënjohje edhe ndaj atyre që nuk e kanë votuar, duke theksuar se ka vepruar në interes të Francës. “Dua t’u them atyre dhe atyre që nuk votuan për mua se në çdo kohë kam bërë më të mirën që munda në interesin suprem të vendit”, shkroi ai.

“Ndonjëherë ka pasur gabime”, pranoi presidenti francez, duke shtuar se çdo ditë ka punuar shumë, së bashku me njerëz të shquar, gra dhe burra, në shërbim të Francës dhe francezëve.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Macron thotë se është përpjekur të përmbushë angazhimet e tij dhe të përballojë krizat në bashkëpunim me të tjerët.

Mesazhi u publikua pikërisht dhjetë vjet pas shpalljes së kandidaturës së tij të parë presidenciale, me të cilën synonte të kapërcente ndarjen tradicionale mes së djathtës dhe së majtës. Pak muaj para këtij vendimi, ai ishte larguar nga qeveria e presidentit socialist François Hollande, ku mbante postin e ministrit të Ekonomisë.

Në një periudhë protestash të forta, të nxitura edhe nga lëvizja e nxënësve të shkollave të mesme, si dhe me çmimet e karburantit në nivele rekord, popullariteti i Macron në shtator arriti nivelin më të ulët që nga viti 2017. Vetëm 15% e të anketuarve shprehën një mendim pozitiv për të.

Presidenti francez, 48 vjeç, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë radhazi. Ai pritet ta përfundojë mandatin e tij të dytë pesëvjeçar në Pallatin Élysée më 13 maj.

Ndërkohë, kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, të cilën Macron e mundi në zgjedhjet presidenciale të viteve 2017 dhe 2022, konsiderohet favoritja kryesore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që do të mbahen pas gjashtë muajsh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Guatemala nis operacionin kundër karteleve Lorenzana dhe Los Mendoza, qindra ushtarë në terren

Qindra ushtarë janë vendosur të hënën në dy zona të Guatemalës lindore, ku qeveria e presidentit Bernardo Arevalo ka shpallur gjendjen e rrethimit, pas një...
08:11 | 17/11/2026

Denoncoi lidhjet e politikanëve me trafikantët e drogës, vritet me armë zjarri gazetari në Kosta Rika (VIDEO)

Një gazetar 50-vjeçar, i njohur për denoncimet e tij të vazhdueshme mbi lidhjet e dyshuara mes politikanëve dhe organizatave të trafikimit të drogës, është vrarë...
08:04 | 17/11/2026

Japonia denoncon shkeljen e hapësirës së saj ajrore, ngrihen avionët luftarakë për interceptim

Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Rusisë janë përfshirë në tensione të reja, pasi Tokio ka denoncuar shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga dy avionë që...
07:58 | 17/11/2026