Nike rikthehet në Ligën e Kampionëve, i jep fund epokës 26-vjeçare të Adidasit

Nga sezoni 2027/28, Nike do të jetë furnizuesi zyrtar i topave të Ligës së Kampionëve, duke mbyllur bashkëpunimin mes UEFA-s dhe Adidasit, i cili ka nisur në vitin 2001. Marrëveshja do të zgjasë për katër sezone, deri në vitin 2031.

Partneriteti u bë publik të hënën nga UC3, sipërmarrja e përbashkët e UEFA-s dhe Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC), përgjegjëse për administrimin e të drejtave komerciale të kompeticioneve evropiane të klubeve. Procesi i tenderimit nisi në mars, në bashkëpunim me agjencinë Relevent Football Partners, ndërsa në prill Nike hyri në negociata ekskluzive pasi la pas ofertat e Adidasit dhe Pumës.

Të lidhura

None found

Sipas Reuters, marrëveshja nuk kufizohet vetëm te Liga e Kampionëve. Nike do të prodhojë gjithashtu topat zyrtarë për Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës, Superkupën e Evropës, Ligën e të Rinjve UEFA dhe Ligën e Kampionëve të Futsallit.

Për herë të parë, të tria garat kryesore të klubeve të meshkujve në UEFA do të zhvillohen me topa të së njëjtës markë. Aktualisht, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës përdorin topa të markës Kipsta, në pronësi të Decathlon.

“Do të dëgjojmë zërin e sportistëve, do të çojmë përpara kufijtë e inovacionit, do të nderojmë reputacionin dhe traditën e këtyre garave dhe do të kujdesemi që topi të pasqyrojë instinktin, kreativitetin dhe gëzimin që futbolli u sjell miliarda tifozëve”, deklaroi Camilo Andrade, nënkryetar dhe drejtor i përgjithshëm i Nike Football, lidhur me marrëveshjen.

Shifra e kontratës nuk është bërë publike zyrtarisht. Sipas The Athletic, Nike do të paguajë rreth 45 milionë dollarë në vit, ndërsa Financial Times shkruan se kjo shumë është dy herë më e lartë se ajo e marrëveshjes së mëparshme.

Nike ka një histori të mëparshme në këtë kompeticion, pasi prodhoi topat e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që nga fundi i viteve 1990. Në vitin 2001, Adidas mori përsipër kontratën dhe prezantoi topin karakteristik të All-Star Final. Sezoni aktual 2026/27 do të jetë i fundit për Adidasin, ndërsa topi i kësaj marke do të përdoret edhe në finalen e vitit 2027, që do të luhet në stadiumin Metropolitano në Madrid.

Ky zhvillim vjen në të njëjtën periudhë me një tjetër ndryshim të rëndësishëm mes dy kompanive sportive. Duke nisur nga viti 2027, Nike do të furnizojë ekipin kombëtar gjerman, pas më shumë se shtatë dekadash bashkëpunimi të këtij të fundit me Adidasin.

Me këtë marrëveshje, kompania amerikane rikthehet në qendër të biznesit zyrtar të topave, ku gjatë viteve të fundit ka humbur terren. Puma ka marrë nga Nike kontratat për topat e Ligës Premier, La Ligës dhe Serie A.


Shtuar më 17.11.2026 08:26

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet