Vendi ynë do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët, të cilat gradualisht do të kufizohen në zonat veriore.
Sipas parashikimit të shërbimit meteorologjik ushtarak, reshjet do të jenë prezente në orët e mëngjesit, ndërsa më pas do të lokalizohen në veri të vendit dhe pritet të vijojnë deri në orët e mbrëmjes. Vranësirat gjithashtu do të vijnë gradualisht drejt shpërbërjes.
Era do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare 6 m/s dhe herë pas here, ajo pritet të arrijë deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.












