Netanyahu kritikon udhëheqësit evropianë: Irani është kërcënim, “nuk jeni spektatorë, por shënjestër” (VIDEO)

17 Nëntor 2026 | 08:49

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Evropën për kërcënimin që, sipas tij, paraqet Irani, gjatë një takimi me homologun e tij çek, Andrej Babis, të zhvilluar të martën në zyrën e tij në Jerusalem.

Netanyahu deklaroi se aftësitë ushtarake të Teheranit, aktiviteti terrorist dhe ambiciet bërthamore përbëjnë kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për vendet evropiane. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi gjithashtu udhëheqësit evropianë që, sipas tij, janë distancuar nga Izraeli.

Kryeministri izraelit e lidhi drejtpërdrejt sigurinë e Evropës me përballjen e Izraelit me Iranin, duke argumentuar se rreziku shtrihet përtej kufijve të Lindjes së Mesme.

“Raketat e Iranit nuk ndalen në kufijtë e Izraelit, as terrorizmi i tij, as ambiciet e tij bërthamore. Evropa nuk është spektatore. Evropa është një shënjestër”, deklaroi Netanyahu.

Ai iu drejtua gjithashtu udhëheqësve evropianë që kanë mbajtur qëndrime të ndryshme nga politika e Izraelit, duke vlerësuar pozicionin e kryeministrit çek.

“Ka udhëheqës të dobët që i kthejnë shpinën Izraelit, ndërsa ju qëndroni me kokë. Ju nuk ndiqni turmën, nuk tërhiqeni përballë terrorizmit, ju ndiqni ndërgjegjen tuaj”, tha Netanyahu, duke iu drejtuar Babišit.

Pak para përfundimit të deklaratave zyrtare, kryeministri çek iu përgjigj homologut të tij izraelit, duke vlerësuar sigurinë dhe mundësitë për investime në vendin e tij.

“Republika Çeke është një vend shumë i sigurt”, deklaroi Babiš, ndërsa Netanyahu u pajtua me të.

“Shumë i sigurt. Dhe është e ardhmja e Evropës. E dini, shumë njerëz po lëvizin nga Gjermania në Republikën Çeke, në këtë rajon. Kjo është e ardhmja. Republika Çeke është vendi më i mirë për investime”, u shpreh kryeministri çek.

Vizita e Babišit nisi me një takim privat me Benjamin Netanyahun, gjatë të cilit të dy udhëheqësit zhvilluan bisedime dypalëshe. Më pas, u mbajt një takim i zgjeruar me pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë nga të dyja vendet.

Në bisedime morën pjesë ministrat e Jashtëm, të Mbrojtjes, të Shëndetit Publik dhe të Sporteve të të dy shteteve, si dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sekretari ushtarak i kryeministrit izraelit dhe ambasadorët.

Deklaratat e Netanyahut rikthyen në vëmendje qëndrimin e vendeve evropiane ndaj Iranit. Kryeministri izraelit e paraqiti Republikën Çeke si shembull të një shteti që vijon të mbështesë Izraelin, në kontrast me udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët ai i akuzoi se i kanë kthyer shpinën vendit të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre muaj pas nokautit në ring, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare boksieri irlandez Lee Reeves

Boksieri irlandez Lee Reeves ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda gjatë një ndeshjeje boksi. Lajmi u bë i...
08:39 | 17/11/2026

Vance: Nuk do të lejojmë që konflikti me Iranin të zgjasë me vite

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka përsëritur angazhimin e administratës Trump për të mos përfshirë vendin në luftëra të reja pa fund, duke...
08:31 | 17/11/2026

“Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve”, Macron mesazh në 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës për president

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës së tij të parë për kreun e shtetit me një mesazh në platformën X,...
08:22 | 17/11/2026