Nait Hasani: Gjykata Speciale mund të japë dënime ndaj Thaçit dhe bashkëakuzuarve, vendimi mund të ketë sfond politik

Nait Hasani, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputet i PDK-së, vlerëson se janë të mëdha gjasat që Gjykata Speciale në Hagë të shpallë vendim dënues ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkëakuzuarve në çështjen që lidhet me pengimin e pretenduar të drejtësisë.

Përveç ish-presidentit të Kosovës, në këtë proces gjyqësor përfshihen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar pretendimeve të Prokurorisë dhe asaj që është dëgjuar gjatë procesit, Hasani tha se mundësia e një dënimi për Thaçin, Kuçin, Smakajn, Kilajn dhe Fazliun është shumë e lartë. Sipas tij, ata mund të përballen sërish me gjykim për akuzën e pengimit të drejtësisë, transmeton KP.

Hasani ngriti gjithashtu dyshime për arsyet e përzgjedhjes së Ditës së Pagëzimit të UÇK-së si datë për shpalljen e vendimit. Ai tha se kjo mund të lidhet me një prapavijë politike, pasi, sipas tij, Gjykata Speciale funksionon mbi një logjikë politike.

Ai nënvizoi se nuk dëshiron ta cilësojë drejtpërdrejt si politike prapavijën e vendimit, por shtoi se një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet. Sipas Hasanit, edhe caktimi i datës për procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve tregon se kjo gjykatë dhe Prokuroria e saj kanë në fokus gjykimin e UÇK-së dhe të personave që lidhen me të.

Më tej, ish-deputeti i PDK-së kritikoi institucionet e Kosovës për mënyrën se si e kanë trajtuar mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Hasani tha se mbështetja institucionale është marrë me hezitim dhe është paraqitur si çështje e mbrojtjes individuale, ndërsa nuk është marrë parasysh se Prokuroria e ka cilësuar rastin si një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Ai shtoi se në këtë kuadër përfshihen edhe luftëtarët, dëshmorët, viktimat, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, duke e cilësuar këtë situatë si një dhimbje për të gjithë ata që ishin pjesë e përpjekjeve të luftës.


Shtuar më 17.11.2026 08:50

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet