INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Unfollow' dhe fshirje fotosh? Zbulohet arsyeja e krizës mes Mateos dhe Brikenës

'Unfollow' dhe fshirje fotosh? Zbulohet arsyeja e krizës mes Mateos dhe Brikenës

Publikuar më: 17:37 16-11-2026

Marrëdhënia e Brikenës dhe Mateos duket se po kalon një tjetër periudhë të vështirë, ndërsa shkak i tensioneve të fundit raportohet të jetë bërë xhelozia.

Ish-çifti i “Big Brother VIP Albania”, i cili pas përfundimit të spektaklit ka kaluar disa periudha ndarjesh dhe ribashkimesh, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas një veprimi në rrjetet sociale.

Së fundmi, dyshja ka ndërprerë sërish ndjekjen e njëri-tjetrit në Instagram, duke nxitur dyshimet për një tjetër krizë në marrëdhënien e tyre.

Mësohet se debatet mes tyre kanë vijuar dhe në qendër të mosmarrëveshjeve qëndron xhelozia, e cila raportohet të jetë arsyeja kryesore e tensioneve të fundit.

Megjithatë, këtë herë ka edhe një detaj që ndryshon nga krizat e mëparshme: fotografia e përbashkët e Brikenës dhe Mateos vazhdon të jetë e publikuar në profilin e saj.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim publik për situatën. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një tjetër krizë të përkohshme apo nëse marrëdhënia e tyre po shkon drejt fundit.