Vallja e Rrajcës bëhet hit në Meksikë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.11.2026, 08:42

Vallja e Rrajcës ka mbërritur deri në Meksikë, ku është bërë pjesë e një prej emisioneve më të ndjekura të mbrëmjes në televizionin vendas.

Për pak çaste, moderatorët meksikanë kanë kërcyer nën ritmet e valles tradicionale shqiptare, duke u shfaqur entuziastë dhe kureshtarë për kulturën e vendit tonë.

Momentet e kërcimit kanë sjellë të qeshura dhe atmosferë festive në studio.

Videoja është publikuar nga gazetari Ardit Toca, duke sjellë një pjesë të folklorit shqiptar përpara publikut meksikan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit