Aktorja e njohur Monika Lubonja ka ndezur sërish diskutimet dhe reagimet e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një fragment nga një intervistë televizive ku trajtohet tema e dashurisë dhe ndjenjave jashtë martesës.
Në videon e publikuar në InstaStory, studiuesi Primo Shllaku pyetet nëse personat e martuar kanë të drejtë të përjetojnë ndjenja për dikë tjetër, duke dhënë një përgjigje që shmang kornizat tradicionale të moralit shoqëror.
Gjatë bisedës, Shllaku argumenton se institucioni i martesës është një marrëveshje ligjore, por nuk mund të kontrollojë apo kufizojë botën shpirtërore të njeriut.
Ai shprehet se edhe të martuarit kanë shpirt dhe kanë plotësisht të drejtë të përjetojnë dashuri jashtë martesës, pasi rënia në dashuri është një proces që ndodh përtej qëllimeve dhe vullnetit të vetëdijshëm të njeriut, duke e lënë individin me shumë më pak kontroll mbi veten sesa kishte përpara se të binte në dashuri.
Ky postim i Monika Lubonjës ka marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe është interpretuar si një mesazh i koduar në rrjet, pasi vjen vetëm disa javë pas skandalit mediatik me kompozitorin Adi Hila, ku në internet u publikuan dhe qarkulluan me shpejtësi pamje intime të tyre së bashku.










