Tuesday / November 17 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, vendos në listë 50 banka dhe kompani të sektorit energjetik

Share Share Icon

Bashkimi Europian ka zgjeruar listën e sanksioneve ndaj Rusisë, duke përfshirë 145 individë dhe subjekte të tjera, mes tyre rreth 50 banka dhe institucione financiare, kompani të sektorit energjetik, drejtues biznesi dhe operatorë të lidhur me transportin e naftës. Masat e reja synojnë të kufizojnë më tej kanalet financiare dhe të ardhurat nga energjia që mbështesin ekonominë ruse dhe financimin e luftës në Ukrainë.

Sipas Reuters, lista e zgjeruar përfshin drejtues të rëndësishëm të biznesit rus, persona të lidhur me kompanitë e tregtisë elektronike, si dhe një grup të madh institucionesh financiare. Me përfshirjen e rreth 50 bankave të tjera, numri i institucioneve ruse të sanksionuara nga BE-ja ka kaluar 100, nga gjithsej 213 banka me lidhje ndërkombëtare.

Mes subjekteve të përfshira janë YooMoney, filial i bankës shtetërore Sberbank, operatori i sistemit të pagesave Unistream dhe Bank 131. Në listë janë përfshirë gjithashtu persona me interesa në kompanitë e mëdha të tregtisë elektronike Wildberries dhe Ozon. Tatyana Kim, themeluese dhe drejtuese e Wildberries, është një prej emrave të përfshirë në paketën e re, ndërsa masa prek edhe Alexander Chachava, aksionerin më të madh të Ozon.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e paketës lidhet me sektorin e naftës dhe gazit. Në listën e sanksioneve janë përfshirë rafineritë Gazprom Neftekhim Salavat, Gazpromneft-Moscow Refinery dhe Gazpromneft-Omsk Refinery, si dhe kompani të lidhura me përpunimin, transportin dhe tregtimin e hidrokarbureve. Masat prekin gjithashtu kompani tregtare dhe operatorë të transportit detar me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinë, Seychelles dhe Oman, të cilët janë identifikuar si pjesë e rrjeteve që blejnë ose transportojnë naftë ruse.

BE-ja ka zgjeruar njëkohësisht masat ndaj personave dhe organizatave të akuzuara për përhapjen e propagandës dhe dezinformimit pro-rus, si dhe ndaj grupit të hakerëve NoName057(16), të cilit i atribuohen sulme kibernetike ndaj institucioneve publike, infrastrukturës kritike dhe kompanive private në Ukrainë, SHBA dhe vende europiane.

Sipas autoriteteve europiane, masat e miratuara më 16 nëntor synojnë të kufizojnë burimet financiare, aktivitetet tregtare dhe rrjetet që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë kufizimet ekzistuese. Subjektet e sanksionuara përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve ose burimeve ekonomike në favor të tyre.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Pesë vende të BE-së pritet të shpallin planin për një qendër deportimi në Ruandë

Pesë vende europiane pritet të shpallin të hënën planet për të dërguar në një qendër deportimi në Ruandë azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar k...

23 hours më parë 5 Min Lexim
Bota /

Nafta rikuperon humbjet, incidentet në Ngushticën e Hormuzit rrisin shqetësimet për furnizimin

Çmimet e naftës u rritën të hënën, pasi raportimet për shpërthime në disa cisterna në Ngushticën e Hormuzit rikthyen shqetësimet për sigurinë e tra...

23 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!