Thaçi reagon para vendimit të Hagës: Sonte ora ka ndryshuar…

17 Nëntor 2026 | 09:20

Në 19-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit 2007, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është publikuar një deklaratë e tij nga nata e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Sonte ora ka ndryshuar. Ka filluar një shekull i ri. Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën që do ta afrojë drejt pavarësisë”, kishte deklaruar Thaçi më 17 nëntor 2007.

Postimi është shoqëruar me një fotografi të agjencisë Reuters nga ajo natë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, PDK-ja kishte dalë partia e parë, ndërsa Thaçi kishte marrë më pas drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Më pak se 3 muaj pas atyre zgjedhjeve, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Kujtimi i kësaj deklarate është publikuar në një kohë kur Thaçi ndodhet në Hagë, ku po përballet me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në orën 10:00 Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe 4 të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të 5 të akuzuarve në seancë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 2 të dyshuarit, sekuestrohen armët dhe paratë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë,...
09:12 | 17/11/2026

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci

Dy të rinj nga Komuna e Rahovecit janë në mesin e 3 viktimave të një aksidenti të rëndë trafiku në Gjermani, ku u përfshinë 9...
09:03 | 17/11/2026

Akuzat për ndërhyrje në dëshmi, Gjykata Speciale shpall sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin sot në orën 10:00, aktgjykimin e shkallës së parë në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim...
08:55 | 17/11/2026