Në Serbi do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën ndër pikat kryesore të rendit të ditës do të jenë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të tij.
Kryetarja aktuale e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thirrur seancën për në orën 10:00.
Në rendin e ditës janë përfshirë konfirmimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm, si dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punuese parlamentare.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore fitoi 140 nga gjithsej 250 mandatet në Kuvendin e Serbisë, duke siguruar shumicën absolute parlamentare.
Pas konstituimit të Kuvendit, Lista Studentore do të ketë 90 ditë kohë për formimin e Qeverisë së re, përkatësisht deri më 15 shkurt 2027.
Me 140 deputetë, Lista Studentore i ka numrat e nevojshëm për ta formuar Qeverinë e re pa pasur nevojë për mbështetjen e partive të tjera.