SHBA-të intensifikojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët evropianë në Berlin Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të një videoje, ku një grua shfaqet duke folur në mënyrë të papërshtatshme dhe duke tundur një kartëmonedhë 100 euro në një ambient publik.
Në reagimin e saj, Kushi mohon të jetë personi që shfaqet në pamjet që po qarkullojnë, duke i cilësuar ato si një përpjekje për manipulimin e identitetit dhe dëmtimin e reputacionit të saj.
Ajo bën me dije gjithashtu se ka depozituar një kallëzim pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.
“Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se personi që shfaqet jam unë. Dua ta bëj të qartë se kjo nuk është e vërtetë. Personi në video nuk jam unë dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë përmbajtje.
Është e papranueshme që, përmes manipulimit dhe keqpërdorimit të teknologjisë, të tentohet të tjetërsohet identiteti i një personi dhe të cenohet dinjiteti dhe reputacioni i tij.
Për këtë arsye, sot kam paraqitur një kallëzim pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit, identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave për heqjen e menjëhershme të videos nga platformat ku është publikuar.
Kjo nuk është thjesht një çështje personale. Është një çështje që lidhet me respektimin e dinjitetit njerëzor, mbrojtjen e identitetit dhe përgjegjësinë që secili duhet të mbajë për atë që krijon, publikon apo shpërndan në hapësirën digjitale”, shkruan Kushi.
Top Channel