Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë
Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht prej tij.
Sipas informacioneve të siguruara, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë, kur 17-vjeçarja ishte pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, ku mësuesi jep mësim.
Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka deklaruar, në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me inicialet E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj saj, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.
Policia ka marrë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë brenda palestrës, ndërsa pritet të kryhet edhe këqyrja e DVR-së, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësuesi është shoqëruar në komisariat, ku ka dhënë dëshminë e tij, duke mohuar akuzat.
Në përfundim të veprimeve paraprake hetimore, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rastin.
Situata nga reshjet në Shkodër, dëmtohet një urë në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz
Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS
A u votua largimi i Spiropalit? Kikia debat me Bidon: U votua apo nuk u votua?
- 09:33 Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra persona të plagosur
- 09:28 Situata nga reshjet në Shkodër, dëmtohet një urë në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz
- 09:21 “Rrezik për sulme terroriste” SHBA paralajmëron amerikanët në Evropë: Tregoni vigjilencë gjatë festave të fundvitit
- 09:20 Thaçi reagon para vendimit të Hagës: Sonte ora ka ndryshuar…
- 09:12 Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 2 të dyshuarit, sekuestrohen armët dhe paratë
- 09:03 Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci