Tufegxhiç: Rastin e dhunës në Ohër duhet ta marrë përsipër një prokuror nga një qytet tjetër, në mënyrë që të mos ketë dyshime për ndikim

Rastin e rrahjes brutale të Sara Gjorgievskës në Ohër duhet ta marrë përsipër prokuroria publike nga zona e apelit të Shkupit ose Shtipit, me qëllim që të hiqet çdo dyshim për ndikim të mundshëm në procedurë, sugjeron avokati dhe ish-gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq.
Tufegxhiç beson se një zgjidhje e tillë do të ishte më objektivja dhe në interes të një sqarimi të plotë dhe të paanshëm të rastit.
"Sipas rrethanave të rastit të dhunës në Ohër, si dhe dyshimeve dhe spekulimeve të shprehura në publik për ndikimin mbi gjykatën dhe prokurorinë, dhe me qëllim që të hiqet çdo dyshim për ndikimin mbi vendimmarrjen gjatë procedurës mbi gjykatën dhe prokurorinë në Ohër, më objektivja dhe në të njëjtën kohë në interes të procedurës është që prokuroria shtetërore të përcaktojë se prokuroria publike e qarkut të apelit të Shtipit ose Shkupit do të veprojë në këtë rast", shkroi Tufegxhiç.
Prokuroria njoftoi se do të iniciohet një procedurë për tre vepra penale kundër të dyshuarit Kristijan Koraboski, i cili ishte në një lidhje me vajzën e rrahur.
Ai u ndalua përsëri këtë pasdite, dhe Prokuroria Publike njoftoi se kishte kërkuar paraburgim, në kundërshtim me masat paraprake të përcaktuara fillimisht./Telegrafi/






































