Një person dyshohet se ka dhunuar një grua në Graçanicë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për dhunim, viktima ishte raportuar e zhdukur
Një person dyshohet se ka kryer veprën “dhunim”, ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:45, në Graçanicë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim.
“Graçanicë 15.11.2026, 15:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




























