I ftuar në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për përqendrim të pushtetit dhe kontroll të plotë mbi administratën dhe Partinë Socialiste.
Murrizi deklaroi se Rama i trajton socialistët si të pavlerë, ndërsa vendimmarrjen e ka përqendruar te një rreth i ngushtë njerëzish. “Unë jam partia, unë jam vota, unë jam gjithçka, ju jeni hiç, jeni zero”, tha Murrizi, duke përshkruar raportin e kryeministrit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Ish-deputeti u ndal edhe te urdhri i Ramës për dorëheqjen e drejtorëve, duke e cilësuar atë një farsë, pasi largimet kanë prekur vetëm disa emra, ndërsa drejtuesit që kontrollojnë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit vijojnë të qëndrojnë në detyrë.
Murrizi akuzoi kryeministrin se nuk i shkarkon dot drejtuesit e administratës për shkak të pazareve dhe lidhjeve që i mbajnë ata në pushtet.
Pjesë nga intervista:
Rama ka kohë që qeveris duke u tallur me shqiptarët, merr shërbëtorë nga këta shumëpërdorimshit edhe u thotë socialistëve: „Unë nuk pyes për ju, unë jam partia, unë jam vota, unë jam gjithçka, ju jeni hiç, jeni zero“.
Qeveris drejtpërdrejt me Ronin, me Gysin, me drejtorat. Përveç kësaj, që është një amshtrim ordiner, siç është mësuar të mashtrojë që në 2013, me gjithë ata që u premtoi shqiptarëve.
Ky tentoi të mashtrojë mërzinë në Mal të Zi. Dy ditë para se të shkonte atje, Demeke urdhëroi që të gjithë drejtorët të japin dorëheqjen. Kanë hequr nja 3-4. Ka hequr Liburnin, se e mori për t'i bërë karshillëk këtij, siç mori këtë të SHIK-ut për t'i bërë karshillëk Albinit. Mirëpo, ai ka proces penal. Një ministër u kap tani, që u gjet me drogë në shtëpi, dhe as s'ka hequr tatimet, as s'ka hequr doganat, as s'ka hequr rrugët, as s'ka hequr Fondin Shqiptar të Zhvillimit, as s'ka hequr të gjitha ato drejtori që kanë 90 për qind të buxhetit të shtetit. Asnjë.
Ju dha urdhër: „Jepni dorëheqjen“. Ka ngritur një komision… Shumicën e politikanëve i merr vesh se janë deputetë ose kur kanë ndonjë vdekje në shtëpi, ose kur u shtohen kalamajtë. Aty e shikon: „Ua, qenka dhe ky deputet!“. Ky ia bëri mërzitë me idenë që unë do t'i shkarkoj sapo të shkoj në samitin e Malit të Zi. Të gjithë i ka në punë, se nuk i heq dot ata, se është në pazar me ta.
Nuk i heq dot, sepse kanë ardhur me të njëjtin stil, me të njëjtin padrino, kanë të njëjtin çengel në fyt dhe të njëjtën dorë ustai që ua tërheq litarin, si qentë që dalin shëtitje te liqeni. Nuk i lë ai.
© SYRI.net
‘Rama jepe dorëheqjen’/ ‘Himni’ i shqiptarëve pushton Akademinë e Arteve, Berisha nxjerr VIDEO-n
‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin e familjes shqiptare
Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në 20 shkolla në Tiranë: Mangësi në siguri dhe administrim