Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online

17 Nëntor 2026 | 09:50

Platformat kryesore të mediave sociale po dështojnë të largojnë përmbajtjet mashtruese, edhe pasi ato raportohen nga përdoruesit. Këtë e konstaton një organ i pavarur evropian i shqyrtimit të ankesave, i cili ka përmbysur shumicën e vendimeve të moderimit të përmbajtjes që ka shqyrtuar, raportoi të martën transmetuesi irlandez RTE.

Qendra e Apelimeve për Evropën bëri të ditur se gjatë periudhës prill-shtator ka pranuar rreth 43 mijë ankesa që lidhen me Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe platforma të tjera. Mbi 19 mijë prej tyre kanë plotësuar kriteret për t’u shqyrtuar.

Sipas organizatës, platformat kanë lejuar që përmbajtje mashtruese të qëndrojnë online, pavarësisht se ato shkelin rregullat e tyre të brendshme. Situata është bërë edhe më shqetësuese për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale, e cila po i bën mashtrimet gjithnjë e më të vështira për t’u identifikuar.

Raporti tregon se Qendra ka përmbysur rreth 75% të vendimeve të shqyrtuara. Përqindja më e lartë është regjistruar te YouTube, me 93%, e ndjekur nga TikTok me 77% dhe Instagram me 75%.

Ndër rastet e trajtuara përfshihen mashtrime me investime dhe skema romantike të krijuara përmes inteligjencës artificiale, si dhe video mashtruese që lidhen me luftën Rusi-Ukrainë dhe përmbytjet në Valencia të Spanjës, në vitin 2024.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Apelimeve për Evropën, Thomas Hughes, deklaroi se platformat e mediave sociale nuk duhet të kthehen në strehë të sigurt për mashtruesit.

Organizata, me seli në Dublin, shqyrton mosmarrëveshjet që lidhen me moderimin e përmbajtjes në bazë të Aktit të Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA).

Megjithëse vendimet e saj nuk janë ligjërisht detyruese, platformat janë të detyruara të angazhohen me organizatën në mirëbesim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik për sulme terroriste” SHBA paralajmëron amerikanët në Evropë: Tregoni vigjilencë gjatë festave të fundvitit

Autoritetet amerikane kanë lëshuar një paralajmërim sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen ose planifikojnë të udhëtojnë në Evropë gjatë sezonit të festave të fundvitit, duke...
09:21 | 17/11/2026

Netanyahu kritikon udhëheqësit evropianë: Irani është kërcënim, “nuk jeni spektatorë, por shënjestër” (VIDEO)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Evropën për kërcënimin që, sipas tij, paraqet Irani, gjatë një takimi me homologun e tij çek, Andrej Babis, të...
08:49 | 17/11/2026

Tre muaj pas nokautit në ring, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare boksieri irlandez Lee Reeves

Boksieri irlandez Lee Reeves ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda gjatë një ndeshjeje boksi. Lajmi u bë i...
08:39 | 17/11/2026