Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 16.11.2026 në ora 16:50.


“Është raportuar se dy persona të panjohur dhe të maskuar njëri me një armë zjarri dhe tjetri me një çekan, kanë hyrë në lokalin e dy viktimave meshkuj kosovarë dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur stoli ari”, thuhet në raport.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka plagosur në këmbë viktimën mashkull kosovar.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/