Mjegulla e dendur mbulon Gjirokastrën, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Në zonën e Gjirokastrës,mjegulla e dendur,mëngjesin e sotëm ka krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.
Prania e mjegullës në rrugët kombëtare Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër-Kakavije ka qenë shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Kufizimi i pamjes për shoferët ka bë rë që mjegulla të krijojë vështirësi për trafikun rrugor.
Problematike ka qenë situata edhe për qarkullimin e automjeteve në rrugët e brendshme të qytetit dhe rrethinat ndërsa segmentet rrugore kanë qenë të mbuluara nga mjergulla.
Policia Rrugore ka rritur praninë e saj në rrugët kombëtare në Gjirokastër. Blutë e qarkullimit apelojnë që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për evitimin e problemeve që krijon mjegulla e dendur dhe parandalimin e aksidenteve.




