Kalime ilegale të kuftirit në Kamenicë, te Dheu i Bardhë e Bërnjak- Policia jep detaje të rasteve

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me kalimet ilegale të kufirit në tri pika, në fshatin Novosellë të Kamenicës, te Dheu i Bardhë dhe në Bërnjak.
Të tri rastet kanë ndodhur të hënën.
Raporti policor:
Fsh. Novosellë, Kamenicë /16.11.2026 – 12:35. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja në të cilën ndodheshin tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull shtetas të Serbisë. Me veturë të dyshuarit dyshohet se në mënyrë ilegale jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.
PKK, Dheu i Bardhë 16.11.2026, 19:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Maqedonisë Veri në territorin e Republikës së Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt.
Bërnjak / 16.11.2026 – 23:21. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa Serbe në të cilën ndodheshin pesë persona, prej tyre katër të dyshuar (dy femra dy meshkuj) shtetas të Kosovës. Të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/






































