SPAK kërkon dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës dhe 3 të pandehurit e tjerë

SPAK kërkon dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës dhe 3 të pandehurit e tjerë

09:52, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, si dhe për tre të pandehurit e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore.

Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore. SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare.

Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar:

Fredi Kokoneshi: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe 3 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Vendimi përfundimtar për të pandehurit pritet të merret nga gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco