LIVE| Nis seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”
Ka nisur transmetimi i seancës në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tij akuzohen se kishin rënë në marrëveshje për të ndërmarrë veprime të përbashkëta me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Prokuroria ka kërkuar që, nëse Thaçi dënohet edhe për pengim të drejtësisë, gjashtë vjet burgim t’i shtohen dënimit të mëparshëm.
Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë për Radion Evropa e Lirë se një praktikë e tillë është e zakonshme në gjykatat penale ndërkombëtare.
Sipas tij, nëse gjykata e pranon kërkesën e Prokurorisë, Thaçi mund të përballet me dy dënime që së bashku arrijnë në 31 vjet burgim.
Gjyqi i dytë ndaj krerëve të UÇK në Hagë, gjyqtari: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
Thaçi reagon para vendimit të Hagës: Sonte ora ka ndryshuar…
Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 2 të dyshuarit, sekuestrohen armët dhe paratë
- 10:34 Ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas
- 10:32 Dyshime për përvetësimin e Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5 milionë euro pasuri
- 10:28 Gjyqi i dytë ndaj krerëve të UÇK në Hagë, gjyqtari: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
- 10:01 Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari i akuzuar për trafikimin e 485 kg kokainë në Fier (EMRI)
- 09:55 Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali
- 09:52 Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës