Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillohet sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca, ka hyrë në ambientet e GJKKO-së i vetëm. Mesaduket Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.
Në 3 nëntor gjyqi ndaj Veliajt është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Gentian Sula, ndërkohë që u pezulluan edhe afatet e paraburgimit për kryebashkiakun.
Për shkak të rregullores së re censuruese të GJKKO-së, të hartuar nga kryetari Erion Bani, Dhoma e Avokatisë kishte vendosur bojkot të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ç'ka ka çuar në shtyrjen e shumë seancave gjyqësore.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento