Lot dhe emocione për Harry Kane, surpriza e veçantë nga katër fëmijët e tij
Ka rekorde që shkruhen në histori dhe emocione që mbeten përgjithmonë në zemër. Harry Kane përjetoi një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, kur pas thyerjes së rekordit të aktivizimeve me fanellën e Anglisë, lexoi letrat plot dashuri dhe krenari nga katër fëmijët e tij.
Një surprizë e vogël familjare që e bëri kapitenin anglez të përlotej dhe tregoi se trofeu më i madh për të është të jetë baba.
Ivy: “Për babin, të dua shumë dhe dua ta dish se jam shumë krenare për ty. Je gjithashtu futbollisti më i mirë në botë, babai më i sjellshëm në botë dhe sulmuesi më i mirë në botë. Do të doja ta festonim faktin që ke luajtur më shumë ndeshje për Anglinë, duke shkuar së bashku me pushime dhe duke ngrënë akullore. Gjëja ime e preferuar tek ti është se nuk dorëzohesh kurrë dhe i dua të gjitha gjërat që bën për ne. Me dashuri, Ivy”.
Vivi: “I dashur babi, jam shumë e lumtur dhe krenare për ty. Të dua sepse punon shumë dhe përgatit vezët e skuqura më të mira. Dua ta festojmë së bashku duke shkuar për peshkim, duke zbritur në rrëshqitëset e ujit dhe shkuar edhe në kinema. Me dashuri, Vivi”.
Louis: “Për babin, të dua shumë, sepse stërvitesh dhe punon jashtëzakonisht shumë. Gjëja ime e preferuar që bëjmë së bashku është të luajmë futboll dhe kriket. Më pëlqen kur luan futboll me Anglinë, sepse shënon gola dhe ne mund të këndojmë ‘Vindaloo’. Dua ta festojmë së bashku duke ndërtuar një shtëpi prej akulloreje, me ëmbëlsira brenda. Me dashuri, Louis”.
Henry: “Babi, ti je fituesi. Vindaloo! Me dashuri, Henry”.




