Gjykatësi Christopher Gosnell tha se, sipas aktakuzës, Hashim Thaçi organizoi tri grupe, ku përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, gjatë vizitave të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi akuzohet se ishte drejtues ose organizator i secilit grup, me qëllim ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve.

Sipas aktakuzës, ai u zbuloi vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët.


Lajmi kryesor:

Hagë/ Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë! Ish-presidenti i Kosovës dënohet me 17 muaj burg