Papa mbyll derën për priftërinjtë e martuar? Ja çfarë deklaroi për të ardhmen e Kishës Katolike Ish-presidenti i Paraguait, Santiago Pena, pritet të transferohet në një burg ushtarak, ku do të qëndrojë në pritje të procesit gjyqësor për skandalin financiar që lidhet me falimentimin e bankës Ueno. Ai akuzohet për shpërdorim të besimit dhe keqmenaxhim të fondeve për interesa personale, por i ka mohuar të gjitha akuzat.
Vendimi për transferimin e tij u mor më 16 nëntor nga një gjyqtar, pas polemikave të shkaktuara nga kushtet e veçanta në të cilat ish-presidenti mbahej në ambientet e mëparshme të paraburgimit.
Mediat vendase kishin raportuar se Pena gëzonte kushte luksoze, duke përfshirë një suitë private dhe një palestër personale brenda strukturës ushtarake ku mbahej. Këto privilegje shkaktuan reagime të shumta, veçanërisht për shkak të pasojave të falimentimit të bankës Ueno, që çoi në bllokimin e llogarive bankare të afro tre milionë qytetarëve.
Pas publikimit të këtyre informacioneve, presidenti Pedro Alliana shkarkoi nga detyra komandantin e strukturës ushtarake.
Sipas akuzës së prokurorisë, Santiago Pena dyshohet se ka orientuar më shumë se 850 milionë dollarë nga fondet publike drejt bankës Ueno, ndërsa drejtuesit e institucionit financiar, në këmbim, jepnin kredi me kushte të privilegjuara për persona të lidhur me bankën.
Falimentimi i institucionit financiar shkaktoi një krizë të rëndë, duke çuar në bllokimin e afro tre milionë llogarive bankare dhe duke nxitur nisjen e procedurave për shkarkimin e ish-presidentit.
Pjesa më e madhe e qytetarëve me kursime të vogla është rimbursuar, ndërsa fondet e pensioneve dhe depozituesit e mëdhenj vijojnë të presin rikthimin e parave të tyre. Ndërkohë, Pena vazhdon të deklarojë pafajësinë dhe të kundërshtojë akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai do të qëndrojë në burgun ushtarak në pritje të zhvillimit të procesit gjyqësor.
Top Channel