Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake, për veprën penale të mashtrimit, është lokalizuar dhe arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Arrestimi u krye nga shërbimet e FAST Albania, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur bashkëpunimin me Interpol Varshavën për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Polonisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Kapet në afërsi të Rinasit, 1 shtetas i kërkuar nga autoritetet polake, për mashtrim.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, lokalizuan në afërsi të Rinasit, kapën dhe arrestuan provizorisht shtetasin P. W., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet polake, për veprën penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e shtetasit P. W., në Poloni.

Top Channel