Një shtetas polak, 43 vjeç, është arrestuar provizorisht në afërsi të Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet polake.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur arrestimin shtetasit polak, i identifikuar me inicialet P. W., 43 vjeç, i cili kërkohej nga autoritetet e Polonisë për veprën penale “Mashtrimi”.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye në afërsi të Rinasit nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.
Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën për të përfunduar procedurat ligjore që do të mundësojnë ekstradimin e tij drejt Polonisë.












