Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I kërkuar nga Polonia për mashtrim, arrestohet 43-vjeçari në afërsi të Rinasit

    Konferenca për minat në Ukrainë, ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas

    Dyshohet se morën para për të mos arrestuar qytetarin në shkelje, SPAK shpall pretencën për dy efektivët në Orikum

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Konferenca për minat në Ukrainë, ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas
    Politike

    Konferenca për minat në Ukrainë, ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas

    November 17, 2026
    Screenshot

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, e mbajtur në Bruksel, nën moton “Të hapim rrugën përmes partneritetit”.

    Konferenca e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë, Ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas

    Konferenca mblodhi së bashku partnerë ndërkombëtarë rreth një përgjegjësie të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit, mobilizimin e ekspertizës dhe avancimin e zgjidhjeve konkrete për të përballuar pasojat shkatërruese humanitare, sociale dhe ekonomike të ndotjes nga minat në Ukrainë.

    Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se “veprimi ndaj minave është shumë më tepër sesa një angazhim humanitar.”

    “Ai është një pjesë thelbësore e rimëkëmbjes së Ukrainës, një parakusht për rindërtimin dhe një investim për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Ministri.

    Të hapësh rrugën përmes partneritetit, sipas tij, do të thotë të rikthesh shumë më tepër sesa tokën.

    “Do të thotë t’u mundësosh fermerëve të rikthehen në arat e tyre, fëmijëve të shkojnë të sigurt në shkollë, bizneseve të rihapen dhe familjeve të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Mbi të gjitha, do të thotë t’u rikthesh komuniteteve besimin për të rimarrë në dorë jetën e tyre dhe t’i japësh Ukrainës themelet mbi të cilat të rindërtojë të ardhmen e saj”, nënvizoi Hoxha.

    Ministri i Jashtëm deklaroi se Shqipëria, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, mbetet e palëkundur në mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe në solidaritetin e saj me popullin ukrainas.

    Ferit Hoxha konferenca minat Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I kërkuar nga Polonia për mashtrim, arrestohet 43-vjeçari në afërsi të Rinasit

    November 17, 2026

    Konferenca për minat në Ukrainë, ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas

    November 17, 2026

    Dyshohet se morën para për të mos arrestuar qytetarin në shkelje, SPAK shpall pretencën për dy efektivët në Orikum

    November 17, 2026

    Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, ekstradohet nga Spanja Kevin Margjoni

    November 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.