Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekstradohet nga Spanja Kevin Margjoni, i lidhur me 485 kg kokainë në Frakull

17/11/2026
3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kevin Margjoni, alias Arjan Margjoni, 49 vjeç, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Ai akuzohet si një nga bashkëfinancuesit dhe negociatorët e trafikimit të 485 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

Policia e Shtetit njofton se ekstradimi u realizua falë koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit.

Sipas hetimeve, Margjoni dyshohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka pasur rolin e njërit prej financuesve dhe negociatorëve të trafikut të sasisë prej 485 kilogramësh kokainë, e cila u zbulua e fshehur në thasë me pleh kimik në vitin 2022, në Frakull të Fierit.

Në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ekstradimi i Margjonit është një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat

Ekstradohet nga Spanja Kevin Margjoni, i lidhur me 485 kg kokainë në Frakull

17/11/2026
SPAK, 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

SPAK, 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

17/11/2026
Përplasje mes aktivistëve dhe policisë para Kryeministrisë. Policia bllokon protestën

Përplasje mes aktivistëve dhe policisë para Kryeministrisë. Policia bllokon protestën

16/11/2026
Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda

16/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat

Ekstradohet nga Spanja Kevin Margjoni, i lidhur me 485 kg kokainë në Frakull

17/11/2026
SPAK, 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

SPAK, 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

17/11/2026
Përplasje mes aktivistëve dhe policisë para Kryeministrisë. Policia bllokon protestën

Përplasje mes aktivistëve dhe policisë para Kryeministrisë. Policia bllokon protestën

16/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.084 artikuj gjithsej