Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Një vlerësim për promovimin e tolerancës ndërfetare
Kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe momente nga ceremonia e marrjes së çmimit.
“I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.
Kryeministri ndodhet në Bruksel, ku një ditë më parë mori pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian. Rama ishte pjesë e panelit me temë “Realizimi i zgjerimit: Reformat, investimet dhe rritja ekonomike”, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian dhe sfidat që lidhen me zgjerimin e Unionit.
Ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas
Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS
A u votua largimi i Spiropalit? Kikia debat me Bidon: U votua apo nuk u votua?
- 10:34 Ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas
- 10:32 Dyshime për përvetësimin e Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5 milionë euro pasuri
- 10:28 Gjyqi i dytë ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë, gjyqtari: Thaçi organizoi tri grupe për të ndërhyrë te dëshmitarët
- 10:15 LIVE| Nis seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”
- 10:01 Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari i akuzuar për trafikimin e 485 kg kokainë në Fier (EMRI)
- 09:55 Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali