Aktgjykimi u shpall të martën nga gjykatësi Christopher Gosnell.

Kundër Thaçit rëndonin tri akuza për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.

Ai u shpall fajtor për “Tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” me anë të veprimit të përbashkët, për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës” dhe për “Mosbindje ndaj gjykatës”.

Ndaj tij u shpall dënim unik me 17 muaj burgim. Ndërkaq, u shpall i pafajshëm për një vepër të “Tentativës së pengimit ndaj një personi zyrtar”.