Tiranë - Një 43-vjeçar nga Polonia është arrestuar në Rinas nga uniformat blu.

Piotr Wojciechoëski ishte në kërkim nga autoritetet polake, për mashtrim.

43-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Polonisë.

“Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, lokalizuan në afërsi të Rinasit, kapën dhe arrestuan provizorisht shtetasin P. W., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet polake, për veprën penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e shtetasit P. W., në Poloni”, njoftoi sot policia.