Gjykata Speciale e shpall fajtor Thaçin, e dënon me 17 muaj burgim Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës në rastin për pengim të drejtësisë.
Gjyqtari Christopher Gosnell shqiptoi ndaj tij një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë, pesë të akuzuarit tentuan të ndikonin te disa dëshmitarë të paraqitur në procesin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Bashkim Smakaj dënohet me 12 muaj burgim
Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë, ku i akuzuar është edhe Hashim Thaçi.
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm, lirohet pas seancës
Haga e ka shpallur të pafajshëm Isni Kilajn për akuzat në rastin për pengim të drejtësisë. Gjyqtari Christopher Gosnell urdhëroi lirimin e tij pas përfundimit të seancës.
Hajredin Kuçi dënohet me një muaj burgim me kusht
Hajredin Kuçi është dënuar me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës.

