Gosnell: Thaçi dyshohet se krijoi tri grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur leximi i aktgjykimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin. Të gjithë akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik.

Gjatë prezantimit të përmbledhjes së vendimit, gjyqtari Christopher Gosnell shpjegoi akuzat dhe veprimet që Prokuroria pretendon se të pandehurit kanë kryer në kuadër të një procesi tjetër, ku Hashim Thaçi ishte i akuzuar.

Të lidhura

None found

Sipas Prokurorisë, gjatë vizitave në objektin e paraburgimit në Hagë, në korrik, shtator dhe tetor të vitit 2023, Thaçi dyshohet se kishte ngritur tri grupe, në përbërje me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn.

Gosnell tha se këto grupe, sipas pretendimit të Prokurorisë, do t’u transmetonin udhëzime dëshmitarëve të saj, me qëllim ndikimin në dëshmitë e tyre dhe pengimin e përgatitjes e paraqitjes së tyre para gjykatës.

“Të akuzuarit përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik, në kuadër të një gjykimi tjetër në këtë gjykatë, të njohur si çështja gjashtë, ku zoti Thaçi ishte i pandehur. Me përjashtim të zotit Kuçi, të gjithë të akuzuarit akuzohen në bazë të nenit 402 të Kodit Penal të Kosovës për tentativë pengimi, përmes një veprimi të përbashkët të një grupi personash zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare. Pretendimi është se pengimi është tentuar përmes mosbindjes ndaj urdhrave të gjykatës, të cilët ua ndalonin të akuzuarve në atë proces dhe ekipeve të mbrojtjes kontaktin me dëshmitarët e Prokurorisë. Konkretisht, pretendohet se zoti Thaçi krijoi tri grupe me zotërinjtë Fazliu, Smakaj dhe Kilaj, gjatë vizitave të tyre në objektin e paraburgimit, në korrik, shtator dhe tetor të vitit 2023. Detyra e secilit grup ishte t’i transmetonte udhëzime një dëshmitari të Prokurorisë, duke cenuar aftësinë e saj për t’i përgatitur dhe paraqitur këta dëshmitarë për vlerësimin e dëshmive të tyre. Meqë personat e shënjestruar nga pengimi përfshinin gjyqtarë dhe prokurorë, akuza paraqitet në formën e rëndë të veprës penale sipas nenit 401.5 të Kodit Penal të Kosovës”, deklaroi ai.

Thaçi akuzohet edhe se, gjatë këtyre kontakteve, u ka dhënë vizitorëve të dhëna konfidenciale për dëshmitarët, përfshirë informacion mbi një dëshmitar të mbrojtur, duke cenuar fshehtësinë e procedurës gjyqësore.

Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj akuzohen se kanë marrë pjesë në veprimet e përbashkëta, duke ndihmuar dhe duke rënë dakord për përcjelljen te dëshmitarët e Prokurorisë të udhëzimeve që, sipas akuzës, vinin nga Thaçi.

Edhe ish-ministri Hajredin Kuçi përballet me akuza të veçanta. Sipas përmbledhjes së lexuar nga gjyqtari, ai akuzohet se më 12 prill 2023 i ka dërguar një mesazh një dëshmitari të Prokurorisë, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës.

“Zoti Thaçi akuzohet se ka drejtuar ose organizuar secilin prej grupeve. Pretendohet se ai u ka zbuluar vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët, duke shkelur fshehtësinë e procedurës. Një pjesë e informacionit të zbuluar lidhej me një dëshmitar të mbrojtur. Për dëshmitarin katër, lidhur me të cilin akuzohet se ka nxjerrë informacion ose se është përpjekur të komunikojë në mënyrë të tërthortë me dëshmitarët e Prokurorisë përmes vizitorëve, Thaçi përballet edhe me akuzën e mosbindjes ndaj gjykatës. Zotërinjtë Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen për pjesëmarrje në veprimtarinë e përbashkët të një grupi që synonte pengimin e personave zyrtarë në ushtrimin e detyrave të tyre, përmes përcjelljes së udhëzimeve të zotit Thaçi te dëshmitarët. Ata akuzohen se kanë ndihmuar dhe janë pajtuar me këto veprime. Zoti Kuçi, i cili në periudhën përkatëse ishte pjesë e ekipit mbrojtës të një të akuzuari tjetër në çështjen gjashtë, akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës, pasi më 12 prill 2023 i përcolli një mesazh një dëshmitari të Prokurorisë, duke shkelur urdhrin e Gjykatës. Për më tepër, ai akuzohet se gjatë një vizite të privilegjuar në shtator të vitit 2023 pranoi t’u transmetonte udhëzime tre dëshmitarëve të Prokurorisë”, tha Gosnell.

Gjatë leximit të aktgjykimit, gjyqtari Christopher Gosnell përmendi gjithashtu pretendimin se Hashim Thaçi kishte tentuar të ndikonte në përmbajtjen dhe mënyrën e dëshmisë së Rrustem Mustafës.

Sipas Gosnellit, Thaçi e vlerësonte dëshminë e Mustafës si thelbësore dhe, përmes Fadil Fazliut, i kishte përcjellë disa mesazhe që lidheshin me mënyrën e formulimit dhe përmbajtjen e dëshmisë së tij.

“Ata diskutuan gjerësisht për dëshminë që pritej të jepte Rrustem Mustafa. Zoti Thaçi e konsideronte Mustafën vendimtar dhe përmes zotit Fazliu i përcolli një sërë mesazhesh mbi formën dhe përmbajtjen e dëshmisë së tij. Mesazhet përfshinin, citojmë: ‘Shkurt, shkurt, mos filozofo. Thuaj: Kam besim në ty shumë dhe presim me padurim që ti të shkosh dhe je vendimtar që ti ia futë’”, tha ai.

Gjyqtari Gosnell paraqiti edhe argumentet e mbrojtjes lidhur me provat e Prokurorisë, veçanërisht për audio-incizimet dhe transkriptet e tyre.

Sipas tij, mbrojtja kishte kundërshtuar në mënyrë të fortë përdorimin e transkriptimeve dhe përkthimeve të regjistrimeve audio, duke ngritur dyshime për saktësinë dhe besueshmërinë e tyre.

“Mbrojtja e kundërshton fuqimisht përdorimin e transkriptimeve dhe përkthimeve të këtyre audio-incizimeve. Ajo paraqiti prova nga një ekspert gjyqësor forenzik, i cili deklaroi se cilësia e regjistrimeve audio ishte e ulët dhe se mbrojtja nuk kishte mundur të identifikonte gabime thelbësore në transkriptimet e tyre. Qëndrimi i mbrojtjes dhe i ekspertit ishte se këto audio-incizime duhej të transkriptoheshin sërish nga transkriptues neutralë”, deklaroi Gosnell.


Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet