Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkakuzuarve të tij në çështjen për pengim të drejtësisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim, ndërsa Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë dënuar me nga 12 muaj burgim secili.
Ndërkohë, Hajredin Kuçi është dënuar me një muaj burgim me kusht, ndërsa Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm.
Me shpalljen e këtij vendimi ka përfunduar seanca gjyqësore në Hagë për këtë çështje.
