Philadelphia ngjitet në krye të Konferencës së Lindjes, pas një fitoreje të rëndësishme në transfertë ndaj Brooklyn, me rezultatin 135-123. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën, ku protagonistë absolutë ishin Embiid, me 37 pikë, dhe Brown, që kontribuoi me 31 pikë.

Humbje surprizë për Bostonin, që nuk arrin të mbrojë kreun e renditjes në Lindje, duke u mposhtur në shtëpi nga Orlando me rezultatin 115-105. Një paraqitje kolektive e shkëlqyer për miqtë, me plot shtatë basketbollistë që e mbyllën ndeshjen me më shumë se 10 pikë.

Fitore bindëse në transfertë edhe për Memphis, që triumfoi 136-120 ndaj Washington. Në këtë sfidë spikati Booezer, autor i 29 pikëve.

Surpriza e radhës erdhi nga Phoenix, që arriti të mposhtë Denverin me rezultatin 117-105. Një kontribut vendimtar për suksesin e skuadrës erdhi nga stoli, prej nga u realizuan plot 42 pikë.

Ndërkohë, New Orleans siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Golden State, me rezultatin 115-94. Bey ishte lojtari më i spikatur për vendasit, duke realizuar 23 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Miami dominoi përballë Houston, duke fituar me shifrat 128-110. Edhe në këtë takim, forca e skuadrës qëndroi te loja kolektive, me tetë basketbollistë që regjistruan mbi 10 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb