Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ku ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, në faqen e tij zyrtare në Facebook është publikuar një citat i vitit 2023.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”, thuhet në mesazhin e publikuar, i cili mban datën 4 prill 2023.

Publikimi është bërë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tij në çështjen për pengim të drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: