Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve i turpshëm dhe i papranueshëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar “të turpshëm” dhe “të papranueshëm” aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, me të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë.
Në një reagim në Facebook, Çitaku shprehu zhgënjim dhe shqetësim për vendimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke vënë në pikëpyetje administrimin e drejtësisë nga kjo gjykatë.
“Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj gjykate”, shkroi ajo.
Çitaku paralajmëroi veprime politike, juridike dhe diplomatike në përgjigje të vendimit.
“Padrejtësisë do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton: me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar”, tha ajo, duke përsëritur mbështetjen për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykata Speciale e shpall fajtor Hashim Thaçin, e dënon me 17 muaj burgim
Gjyqi i dytë në Hagë, gjyqtari: Thaçi organizoi tri grupe për të ndërhyrë te dëshmitarët
Gjyqi i dytë në Hagë, Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
- 11:05 Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, për disa kategori
- 10:59 Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, diskutime në Komisionin e Jashtëm, Shehu: Nuk duhet ta kalojmë në heshtje
- 10:51 Gjykata Speciale e shpall fajtor Hashim Thaçin, e dënon me 17 muaj burgim
- 10:46 Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Një vlerësim për promovimin e tolerancës ndërfetare
- 10:34 Ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas
- 10:32 Dyshime për përvetësimin e Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5 milionë euro pasuri