Gjermania mori një fitore të madhe ndaj Holandës në Nations League teksa në Olimpiastadion e shkatërroi totalisht skuadrën e Xavi Hernandez 5-0.

Ishte një fitore që i dha edhe kualifikimin për në çerekfinale të kompeticionit si skuadra e vendit të parë në grupin e saj. Në përfundim të ndeshjes trajneri Jurgen Klopp nuk i kurseu elozhet në drejtim të futbollistëve të tij.

‘Ndeshja ishte e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht tejmase e vështirë-tha Klopp për ARD-shënuam gola fantastikë, ishte një çmenduri, një ndeshje e shkëlqyer futbolli, një eksperiencë e mrekullueshme. As nuk do ta imagjinoja se mund të ndodhte diçka e tillë’.

Klopp shtoi se skuadra bëri gjëra të pabesueshme dhe se do t’i shikonte e rishikonte golat e mrekullueshëm vazhdimisht. 

‘Ky është një grup special në këtë moment-tha Klopp-jam totalisht i dashuruar. Të gjithë shkojnë në shtëpi duke buzëqeshur  dhe për të paktën 3 apo 4 muaj nuk vë në dyshim kombëtaren, por mendon; kjo mund të shndërrohet në diçka. Kam futbollistë të mrekullueshëm me shumë karakter, këta djem po befasojnë edhe veten e tyre’

Dy prej futbollistëve që lanë gjurmë në fitoren e madhe të Gjermanisë ishin Derry Scherhant dhe Brajan Gruda, që shkruan emrin e tyre në listën e golashënuesve të ndeshjes

‘Për zotin, ata mund të luajnë futboll, por puna që bënë ishte fenomenale-shtoi Klopp-por në fund të fundit kjo është ajo që bën një skuadër, sepse edhe të tjerët mund të luajnë futboll. Çështja është sa përpiqesh dhe sa pasion vë në ndeshje’

Në fund Klopp bëri edhe një paralajmërim duke thënë se kualifikimi në çerekfinale të Nations League nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet.

‘Sigurisht, është marrëzi. Por ne treguam se çfarë mund të bëjmë. E kemi vendosur lart stekën për vetën tonë dhe tani duhet ta kalojmë-tha Klopp.

Top Channel